Site icon Telegrafi

Haziri: LDK-së i duhet unitet për ta ruajtur këtë familje të madhe politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka shfaqur ambiciet e tij për të qenë i pari i kësaj partie gjatë zgjedhjeve të brendshme të cilat janë shpallur javën e kaluar, ka thënë se LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike.

“LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, është mesazhi i Hazirit në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version