Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se kazuat që kanë ndodhur në Ballkan, me disa protesta si në Mal të Zi, Serbi, por edhe në Maqedoni, e së fundmi edhe në Shqipëri e Kosovë, kanë prapavijë agjendën ruse që të rris ndikimin e saj në Ballkan.
Haziri ka thënë se Kosova nuk guxon të votojë kundër liberalizimit të vizave dhe asnjë deputet nuk guxon t’ia mohojë fëmijëve tanë lëvizjen e lirë.
Sipas tij, kushdo që kërkon referendum për këtë çështje politike është manipulator.
Kryetari i Gjilanit, tha se demarkacioni me Malin e Zi është çështje e bindjeve, duke shtuar se kauzat e rrejshme të opozitës të ndërtuara me interesa persona nuk çojnë më peshë në Kosovë
“Dikush në Kosovë dëshiron që ta mbajë shtetin peng me një këmbë në Evropë e me tjetrën në Rusi”, ka thënë Haziri, për emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.
Haziri ka shtuar se këta që duan të bëjnë kauza të rrejshme janë të orientuar kah Moska dhe Teherani, që sipas tij, kauza të tilla “nuk flejnë” për LDK-në.
Sipas Hazirit, opozita nuk ka të drejtë morale që të kërkojë kuaza të rrejshme, duke shtuar se ata kanë dështuar sa i përket demarkacionit me Maqedoninë.
Derisa për koalicionin ka thënë se kanë parime programore, por LDK nuk punon me kushte e me lak në fyt dhe gjithmonë është e gatshme të shkojë në zgjedhje. /Telegrafi/