Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk ka nevojë të sillet sikur Vetëvendosje në opozitë.
Haziri po ashtu ka thënë se LDK-së nuk i duhet as sjellja e PDK-së e AAK-së, transmeton Telegrafi.
“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën”, ka shkruar Haziri në postimin e tij në Facebook.
Ndryshe, LDK tashmë ka zyrtarizuar edhe kandidatët për kryetar komunash, ku nga kjo parti janë deklaruar se në zgjedhjet e 17 tetorit do të bëjnë rikthimin e madh. /Telegrafi/