Site icon Telegrafi

Haziri: LDK nuk ka frikë nga zgjedhjet, i organizuam edhe në të 98-ën, kur prej maleve e kontestonin legjitimitetin e Presidentit Rugova (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se partia e tij, nuk ka frikë nga zgjedhjet dhe se ato i ka organizuar edhe në vitin 1998, kur në zona te caktuara të Kosovës kishte luftë.

“Këtë e kemi bërë me sugjerimin e partenerëve ndërkombëtare, mbasi qe nga malet filluan ta vënë në pikëpyetje legjitimitetin politik të LDK-së dhe presidentit Rugova”, tha Haziri në Televizionin Rrokum.

“Edhe tash legjitimiteti na mban neve, dhe LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Nuk i tutemi zgjedhjeve në asnjë mënyrë”, tha Haziri. /Telegrafi/

Exit mobile version