Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për funksionimin e LDK-së pas vdekjes së presidentit të Kosovës dhe liderit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova.
Haziri ka thënë se LDK-ja ende po i vuan pasojat e vdekjes së presidentit Rugova dhe fuqisë së madhe që kishte kjo parti në skenën politike kosovare, pas luftës.
Ai ka përmendur përçarjen e anëtarëve të LDK-së në vitin 2006 si shkaktarin kryesor për dobësimin e LDK-së, dhe për humbjen e zgjedhjeve.
Haziri ka treguar se LDK-ja tani ka për detyrë të bashkojë votat e LDK-së – të rikthejë elektoratin që e kishte në kohën e presidentit Rugova – dhe se partia po punon për ta rikthyer besimin.
Ai ka shtuar së qëllim tjetër i LDK-së është edhe të fitojë votën e të rinjve, të cilët nuk e kanë përjetuar kohën e luftës dhe pasluftën me presidentin Rugova. /Express/