Telegrafi

Haziri: LDK e para, diferenca me partinë e parë është e lehtë, me partinë e tretë dallim shumë i madh

Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka theksuar se ata ata janë partia e parë, dhe se kryesojnë më një diferencë të lehtë ndaj partisë së dytë.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media.

“Presim që në ora 9 e 30 minuta të kemi qartësim të rezultatit, dhe ta kuptojmë saktë  sa është dallimi në mes neve dhe partisë së dytë. Po shohim se disa parti kanë filluar herët me u deklaru, por  LDK është e sigurt në këtë rezultat. Nuk mund të themi diferencën saktë, por LDK-ja ka një diferencë ndaj partisë së dytë, derisa diferencë shumë të madhe ka LDK-ja ndaj partisë së tretë”, ka shtuar Haziri. /Telegrafi/