Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, në 12-vjetorin e vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe autorët ta marrin dënimin e merituar.
“Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet enigmë. Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin sa më parë këtë dhe vrasjet tjera dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Veç në këtë mënyrë eshtrat e Bardhylit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë. Bardhylin do ta kujtojmë përgjithmonë për guximin dhe kontributin e tij të madh në gazetari e publicistikë”, ka thënë Haziri.