Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.
Haziri tha se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare, pasi priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara.
“Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash në Kanal 10.
Tutje ai s’e përjashtoi mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por parashikoi se edhe nëse koalicionit s’i bashkohet PDK-ja, Qeveria do të mbetet./Telegrafi/.