Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka hedhur votën në njërën nga qendrat e votimit në Gjilan, për garën e balotazhit.
Pasi ka kryer procesin e votimit, Haziri ka ftuar qytetarët të dalin masivisht të votojnë.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që në këtë ditë të bardhë që ta dalin të votojnë dhe të zgjedhin kryetarin që do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme”, tha Haziri. /Telegrafi/