Site icon Telegrafi

Haziri: Eksponentë të partive të tjera duan ta dëmtojnë LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se eksponentë të subjekteve të tjera politike po tentojnë që ta dëmtojnë LDK-në.

Sipas tij, rrahjet që po ndodhin në LDK janë prodhim i partive të tjera.

“Sondazhet që po e nxjerrin LDK-në si parti të parë, pritjet që janë për LDK-në, dikujt po i pengon. Mënyra se si na kanë hyrë në mbledhje, djemtë e liderëve të tjerë të partive politike, ithtarët e partive të tjera politike, po duan ta kthejnë për publikun imazhin e LDK-së të vitit 2006. Por ajo kohë ka përfunduar dhe nuk do të përsëritet më kurrë. Rastet e fundit të izoluara janë të papranueshme, nuk është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri.

“Ne kemi 980 degë, ne kemi katër nëndegë me raste të tilla, dhe në dy raste të tjera janë eksponentë të partive të tjera”, ka shtuar tutje Lutfi Haziri në RTK.

Exit mobile version