Telegrafi

Haziri e Bushati biseduan për integrimet evropiane

Në kumtesën e Kuvendit të Kosovës thuhet se temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes këtyre dy komisioneve parlamentare.

Haziri e ka falënderuar Bushatin për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën, ndërsa e ka njoftuar edhe për rolin e Kuvendit, me theks të veçantë të Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për ecurinë e plotësimit të kritereve të dala nga Bashkimi Evropian në raport më Kosovën.

Ai po ashtu foli edhe për ecurinë e vendit drejt integrimeve evropiane. /Telegrafi/