Site icon Telegrafi

Haziri, drejtorëve: Implementoni rekomandimet e auditorit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, me pikë të veçantë lidhur me rekomandimet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) dhe atij të brendshëm, që janë dhënë për punën gjatë vitit 2014.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka thënë se një pjesë e rekomandimeve janë përmbushur, ndërkaq pjesa tjetër janë në implementim e sipër.

Haziri ka kërkuar nga drejtorët komunalë që sa më parë ta përmbushin edhe pjesën tjetër të rekomandimeve, të dala nga raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe atij të brendshëm të Komunës së Gjilanit.

Ndryshe, Haziri tha se ndihet krenar që raporti i Auditori i Përgjithshëm për vitin 2014 është më i miri në histori të institucionit të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version