Site icon Telegrafi

Haziri: Ditë e rëndë për Gjilanin konfirmimi i 15 rasteve të reja me coronavirus

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka quajtur ditë të rëndë konfirmimin e 15 rasteve të reja me coronavirus në këtë komunë.

Haziri ka bërë të ditur se rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës, dhe se tashmë kanë identifikuar kontaktet e fundit të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaçë. Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi identifikuar kontaktet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo po ashtu Edhe 34 raste pozitive me COVID-19, arrin në 703 numri i të infektuarve në Kosovë

I pari i Gjilanit, ka bërë sërish apel të qytetarët që të mos dalin nga shtëpia.

“E falënderoj ministrin Vitia për mbështetjen dhe së bashku me Komitetin për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, jemi në koordinim të plotë për hapat e mëtutjeshëm. Apeloj që të vetëpërmbaheni. Mos dil nga shtëpia, mos ia jep e as mos ia merr kërkujt #Covid19. Nëse qëndroni në shtëpi, gjasat që të infektoheni janë zero. #rriNshpi”./Telegrafi/

Exit mobile version