Kreu i Gjilanit, Lufti Haziri, ka bërë të ditur sonte se 13 raste me simptoma të COVID-19 nga kjo komunë presin rezultatet e testimit nga IKSHP.
Ai ka thënë se me rastin e fundit fatal në këtë komunë, bilanci i përfundimeve me vdekje nga coronavirusi arrin në katër.
“Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19. 12 raste sonte të konfirmuara pozitive dhe 20 të shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP. Koha është për shtimin e kujdesit. Sonte, nesër e çdo ditë”.
“Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë”, ka shkruar Haziri në Facebook.