Delegatët e Gjilanit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë bërë gati për Kuvendin e Nëntë të partisë.
Kreu i Lidhjes në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Facebook së bashku me delegatët e LDK-së.
Sipër fotografisë ai ka thënë se LDK është besë e shpresë për Kosovën, dhe se uniteti është mbi të gjithë, transmeton Telegrafi.
Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së, do të mbahet nesër më 3 gusht 2019 në hotelin Emerald duke filluar nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve do të bëhet nga ora 9:00./Telegrafi/