Site icon Telegrafi

Haziri: Dallimet rreth taksës do të shkrihen me kohë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së krerëve të kësaj partie, ka thënë dallimet sa i përket qëndrimit rreth taksës 100 për qind do të shkrihen me kohë.

“Është njëra nga proceset që Kosovës po ia harxhon oksigjenin politik. Është mirë të angazhohemi në probleme të tjera. Nuk është vetëm ky problem. Ne në qeveri e kemi zëvendëskryeministrin i cili koordinohet në baza ditore edhe me kryeministrin. Konsultimet e brendshme po çojnë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”, ka thënë Haziri, raporton Ekonomia Online.

“Le të besojmë se hapi i parë është marrë dhe i është dhënë frymë këtij procesi. Deri në një qëndrim përfaqësuesit tonë do të koordinohen mes veti  që t’i japin zgjidhje. Kjo i bie ne po punojmë që dallimet të shkrihen dhe të kemi qëndrime unike. Ne si LDK po angazhohemi të jemi urë politike duke e ruajtur stabilitetin tonë të brendshëm”, tha Haziri.

Ai ka thënë se këtë mbledhje janë diskutuar për çështje të brendshme të partisë.

“Në fokus të interesimit ishin proceset politike që po kalon Kosova, në veçanti roli i LDK-së në Kuvend, qeveri e pushtet lokal”.

“Nuk ka pasur diçka të veçantë përveç angazhimeve që ne i realizojmë në kuadër të kalendarit tonë të rregullt”, theksoi ai

Exit mobile version