Site icon Telegrafi

Haziri bën fajtore politikën për dështimin në INTERPOL: Kosovës i mungoi një Fadil Vokrri në Dubai

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke ka theksuar se sot në Dubai ka munguar një Fadil Vokrri.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë fajtore politikën kosovare e cila, sipas tij, në Dubai e la në hije policinë e shtetit, e cila do ta kryente punën shumë ma mirë si e vetme!

Postimi i plotë i Hazirit:

“Ka mungue sot nji Fadil Vokrri në Dubai, por nuk ka me mungue fama e tij në Prishtinë sonte. Ai arriti që FFK me e ba anëtare të FIFA e UEFA me nji ekip të vogël e me nji mbështetje në hije të politikës. Kjo ‘mbështetje’ e politikës në Dubai, e la në hije policinë e shtetit, e cila do ta kryente punën shumë ma mirë si e vetme!” ka shkruar Haziri. /Telegrafi/

Exit mobile version