Telegrafi

Haziri bën apel: Mos e neglizhoni virusin, mos u bën për kujdes intensiv

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë komunë janë 73 raste aktive me COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lutfi Haziri

Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!