Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjlanit, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK ka marrëveshje me Kurtin për zbardhjen e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së.
Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për rastet e vrasjeve të pasluftës dhe mos zbardhjen e tyre deri më tani.
Ai ka thënë se deri kjo punë ka qenë nën përgjegjësinë e ndërkombëtarëve por sipas tij zbardhja nuk ka ndodhur, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se personalisht nuk është për të drejtuar gishtin ndaj ndonjë subjekti të caktuar si të përfshirë në vrasjet e veprimtarëve të kësaj partie.
Ai ka thënë se ka shpresë se një pjesë të vrasjeve do të mund t’i zbardh Gjykata Speciale por sipas tij pjesa e mbetur e rasteve do të mbesin ën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.
“Është një pjesë e marrëveshjes me zotin Kurti [ që ka bërë LDK-ja për vrasjet e pasluftës]. Zotimi i Kurtit është që do të merret me prioritet me të gjitha rastet e dhunës dhe vrasjeve të pasluftës”.
Haziri ka folur edhe për disa nga çështjet e nxehta që i preokupojnë qytetarët pas zgjedhjeve parlamentare
Haziri ka thënë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet dhe sipas tij kjo është një dakordim me Vetëvendosjen.
“Marrëveshja jonë parasheh zgjerimin e rrugëve regjionale, e që përfshinë edhe rrugët e Dukagjinit por ndërtim të rrugëve të reja nuk do të ketë…Kjo është pjesë e marrëveshjes që edhe unë kam marrë pjesë dhe palët janë pajtuar se duk do të ketë autostrata të reja”.
Haziri ka thënë se lokacioni i stadiumit të Reprezentacionit të Kosovës do të jetë në Bernicë bazuar në vlerësimet e ekspertëve./Telegrafi/