Telegrafi

Haziri, Arben Gashit: Kujdes nga ‘gropat’ politike, prej atyre që kanë filluar të paketohen për opozitë

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i ka dalë në mbrojtje deputetit të kësaj partie Arben Gashi, i cili së fundi u përfshi në incident me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri e ka quajtur nënkryetarin e PDK-së Xhavit Halitin, ‘gropë’ politike.

Lexo po ashtu Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)

“Arben, ti je shembull i përfaqësimit. Kujdes nga ‘gropat’ politike prej atyre që kanë fillu me u paketu për opozitë”, shkruan Haziri në Facebook.

Ndryshe, Xhavit Haliti dhe Arben Gashi të premten janë përleshur në Kuvendin e Kosovës, pasi ishin mbledhur për të votuar kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/