Site icon Telegrafi

Haziri apel qytetarëve që kanë pasur kontakt me të infektuarit e Topanicës

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se shpërthimi i vatrës së re në Topanicë të Kamenicës, e cila është në distancë shumë të afërt me komunën që ai udhëheqë tregon qartë se sa të pasigurt mund të jenë.

Haziri ka lutur të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e familjes Morina të Kamenicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen, për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Komuna e Gjilanit po vazhdon të mos ketë raste të reja me Covid-19, derisa pesë familje janë në vetizolim. I falënderoj institucionet shëndetësore, policinë dhe emergjencat civile për punën e madhe që e kanë bërë në këto 24 orët e fundit. Jemi në bashkëpunim të mirë me 11 kryetarët komunave të sektorit të lindjes, për ta parandaluar përhapje”, shkruan Haziri në Facebook.

Ai tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes pakove ushqimore e higjienike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version