Site icon Telegrafi

Haziri: Agani duhet të lirohet nga detyra e ministrit

Ngritja e aktakuzës ndaj ministrit të MMPH-së, Ferid Agani, për përgjegjësitë në punën e tij si ministër i shëndetësisë, ka ngritur debat se a duhet të jep dorëheqje apo të shkarkohet nga kryeministri Mustafa.

Për këtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Agani duhet të lirohet nga detyra, derisa të konstatohet se ka qenë i pafajshëm, transmeton Koha.net.

“Kryeministri është i pakompromis në këto raste. Sipas procedurave ligjore ai duhet të lirohet nga detyra dhe në marrëveshje me partnerin në koalicion ajo pozitë të zëvendësohet”, tha Haziri në “Rubikon” të KTV-së.

Agani dhe 64 të tjerë janë akuzuar për rastin “Stenta”.

Exit mobile version