Në komunën e Gjilanit janë 24 persona me COVID-19, prej tyre një lehonë dhe një infermiere dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ndërsa sot priten rezultatet e 63 personave, të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka folur për menaxhimin e pandemisë në këtë komunë.
“Burimi i katërt i infeksionit gjatë 62 ditëve që menaxhojmë me emergjencat civile kundër pandemisë për mos përhapjen e COVID-19 në Gjilan e ka rikthyer numrin e të prekurve me infeksion si pasojë e siç e thatë e një lehone që ka lindur një fëmijë të shëndosh në një spital privat në Prishtinë dhe një punëtore teknike, një infermiere e cila është po ashtu banore e Gjilanit dhe punon në atë klinik. Këto dy burime i kanë infektuar edhe 14 të tjerë sipas rezultateve të fundit në total janë 24 janë që janë të prekur me infeksion gjendja e tyre është në stabile me simptoma të lehta sepse shumica nuk kanë edhe simptoma , por janë në karantinim të plotë në vetë izolim dhe në mbikëqyrje 24 orë nga emergjenca civile dhe siguria publike në këtë rast Policia në mënyrë që mos të lejojmë kontakte tjera të mos lejojmë…Vala e kontakteve testimeve vazhdon sot janë edhe 63 testime si pasojë e kontakteve me këtë burim infeksioni”, theksoi ai për KP.
Kreu i Gjilanit tha se masat karshi pandemisë janë duke i respektuar dhe ka kërkuar zgjerim të mëtejshëm të sektorit të ekonomisë.
“Masat janë mirëpritur dhe janë duke u zbatuar, në ekonomi duhet me u zgjerua parime i mos diskriminimit në zbatim sepse një sektor i ekonomisë ka mbetur pa u përfshirë nuk është e drejtë duhet me u përfshirë edhe shërbimet me lejua në standardin e njëjtë operimin e sektorit të ekonomisë sepse natyrisht që ka prekur jashtëzakonisht jetën e qytetarëve tanë. Shërbimet duhet me fillua me mendua për kohën kur me lirua sepse si sektor janë punëdhënës dhe punëmarrës dhe shkaktojnë defekt në sistem në zinxhirin ekonomik”, theksoi ai.
Haziri i cili është edhe nënkryetar i LDK-së adresoi kritika për institucionet për të cilat tha se janë bërë burim i infeksioneve.
“Qytetarët janë duke i respektuar i kisha lutur me i respektua institucionet deri tash nuk kemi asnjë veprim institucion kundrejt burimeve të infeksionit. Është bërë e patolerueshme nuk duhet me u tolerua tash e tutje që burimi i infeksioneve nga moskujdesia si pasoj tek ne “, theksoi ai.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancën fizike dhe të mbahen dorëzat e maskat.
Në gjithë vendin janë 927 raste me COVID-19, 671 të shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.