Site icon Telegrafi

Haziri: 14 rastet e reja nga Gjilani burimin e infeksionit e kanë nga një familje

Në Komunën e Gjilanit sonte janë regjistruar 14 raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se gjatë dy ditëve të fundit janë marrë 67 mostra ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitv.

“Janë raste që burimin e kanë nga një klinikë private në Prishtinë. Kontaktet me një punëtore teknike të spitalit dhe një lehone që ka lindur në atë spital ka bërë që numri të shkojë në 14 të infektuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se nga sonte familjet e prekura do të vet izolohen dhe policia sipas detyrës zyrtare do të jetë nën mbikëqyrje të tyre.

“Një grua nga Gjilani ka lindur në spitalin në fjalë një fëmijë të shëndoshë dhe e njëjta pasi është infektuar ka infektuar me COVID-19 edhe një tjetër familjarë. Ndërsa punëtorja teknike e infektuar që punon në atë spital ka infektuar edhe një numër të personave të afërt për nga familja”.

I pari i Gjilanit thotë se numri i testeve ditët e ardhshme do të jetë më i vogël dhe ai shpreson se do të mbyllet së shpejti edhe ky burim infeksioni.

“Pavarësisht se janë katërmbëdhjetë persona ata rrjedhin një familje”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Exit mobile version