Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink mendon se Eden Hazard ka një rrugë të gjatë për të arritur nivelin e Cristiano Ronaldos e Lionel Messit.
Talenti belg tregoi performancë të mirë në barazimin me Tottenhamin, por ky sezon nuk ka qenë më i miri për Hazardin, transmeton KosovaPress.
“Për ta fituar Topin e Artë, atëherë ju duhet më shumë qëndrueshmëri, shfaqje më të mirë, në mënyrë që të gëzosh atë që kanë Ronaldo e Mesi apo Andres Iniesta. Ata kanë më shumë qëndrueshmëri në punën e tyre”, ka thënë Hiddink.
“Është një rrugë e gjatë për të trokitur në atë derë”, ka theksuar trajneri holandez Guss Hiddink. /Telegrafi/