Site icon Telegrafi

Hazardi lë pas të gjithë në javën hapëse të Ligës Premier

Eden Hazard duket se i është kthyer formës së mirë te Chelsea.

Belgu përveç që shënoi golin e epërsisë, ai bëri një paraqitje fantastike në fitoren ndaj West Hamit.

Hazard kompletoi nëntë driblime mbrëmë (e hënë), apo më shumë se çdo lojtar në Ligën Premier në javën hapëse.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë lojtarët që kanë shitur më shumë fanella (Foto)

25-vjeçari ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit për Blutë në kampionatin anglez.

Ndërsa ky gol ishte i rëndësisë së veçantë edhe për klubin nga Londra, pasi ishte i 5000 në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version