Sulmuesi anësor i Real Madridit, Eden Hazard do të humbasë ndeshjen e Superkupës Spanjolle javën e ardhshme ndaj Valencias në Arabinë Saudite.
Reprezentuesi belg ka humbur gjashtë javët e fundit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës në fitoren e Los Blancos ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve në nëntor të 2019.
Menaxheri Zinedine Zidane deklaroi në konferencën e tij për shtyp para-ndeshjes me Getafen, se ish-ylli i Chelseat ka pësuar një pengesë të vogël në rikuperimin e tij dhe tani do të humbasë udhëtimin në Lindjen e Mesme.
Pas ndeshjes me Getafen, Reali do të fluturoj drejt Arabisë Saudite më 6 janar, përpara një përplasjeje gjysmëfinale me Valencian në Stadiumin King City Sports City në Jeddah.
Nëse ata mposhtin ekipin e Albert Celades, skuadra e Zidanet do të përballet me Barcelonën ose Atletico Madridin pas katër ditësh.
Real Madridi nuk ka rekord të mirë në këtë garë, me vetëm një fitore në gjashtë sezonet e kaluara, me tre për Barcelonën dhe nga një për Atleticon dhe Athletic Bilbaon. /Telegrafi/