Eden Hazard është shumë i kënaqur me trajnerin aktual, Antonio Conte, ndërsa mban ende inat me Jose Mourinhon.
Mesfushori belg i Chelseat e ka cilësuar trajnerin italian më të mirë se atë portugez, duke vënë theksin mbi stërvitjet dhe vendosjen taktike.
“Me Conten e dimë saktë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Punojmë më shumë në stërvitje, sidomos me vendosjen e lojtarëve dhe jemi të mirë faktikisht”, ka thënë fillimisht Hazard për Sky Sports.
“E di saktë se ku unë dua të shkoj e ku mbrojtësit duhet të shkojnë”, përcjell Telegrafi.
“Me Mourinhon nuk punonim kaq shumë. E dinim se çfarë të bëjmë sepse luajmë futboll – është normale, por ishte më ndryshe”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/