Telegrafi

Hazard te Roma do ta shpëtonte karrierën? Pesë arsyet se pse ai do të shkëlqente në kryeqytetin italian

Eden Hazard në ndeshjen e fundit të Real Madridit ndaj Athletic Bilaos luajti për 86 minuta, duke dhënë shkëndija të rëndësishme në këtë përballje.

Belgu arriti të luante vetëm pasi shumë lojtarë të Real Madridit ishin të infektuar me COVID-19.

Por afati kalimtar dimëror mund të jetë vendimtar për yllin e futbollit evropian, i cili mund të largohet nga mbretërit.

Klubet e Ligës Premier si Newcastle dhe Evertoni  kanë shprehur interesim për të, ndërsa pas nuk ka qëndruar as Lille.

Por është një klub që po qëndron në heshtje, ai është Roma e Jose Mourinhos, që i di kualitetet e lojtarit, por paga e tij është paksa problem për Itali.

Nëse Eden Hazard do të vendoste për Romën, atëherë ai do të kishte një rast të mirë që të rikthente karrierën e tij në rrugën e duhur.

Më poshtë i gjeni pesë arsye se pse ai mund të shkëlqej te Roma.

1# Bashkimi me Jose Mourinhon

Eden Hazard dhe Jose Mourinho kanë punuar së bashku te Chelsea, ku e kanë fituar edhe një titull të kampionit në Ligën Premier.

Portugezi i di aftësitë e belgut dhe do të gjente vend në formacion dhe minuta lojë para Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm.

2# Numri 10

Roma pas pensionit të Francesco Tottit nuk ia ka dhuruar askujt numrin 10. Por belgu do të mund ta merrte këtë numër pasi që aftësitë e tij janë të shkëlqyeshme. Edhe tifozët do ta prisnin mirë transferimin e tij.

3# Derbi kundër ekipeve të mëdha

Se Hazard do të ishte në qendër të vëmendjes e tregon edhe fakti që Roma gjatë vitit përballet me skuadra të forta si Inter, Milan, Juventus, Napoli e Lazio.

Këto ndeshje do të bënin që ai të tregonte vlerat e tij dhe të kthehej në lojtarin kryesor.

4# Synimi të luajë rregullisht dhe një vend në Evropë

Roma po lufton këtë vit që të zë ndonjë pozitë në vendet dërgojnë në garat evropiane. Përveç se Hazard do të luante rregullisht, ai do të ndihmonte Romën që të arrijë këtë objektiv të rëndësishëm.

5# Njohjet nga Liga Premier

Roma ka disa lojtarë në gjirin e saj që kanë luajtur më parë në Ligën Premier dhe e njohin lojën e Hazard.

Emra si Cris Smalling, Henrik Mkhitaryan, Tammy Abraham dhe Ruis Patricion, kanë luajtur në Ligën Premier dhe do ta ndihmon edhe më shumë që të ambientohej shpejt, shtoja kësaj edhe pranin e trajnerit Jose Mourinho.

Nëse Hazard do të donte ta shpëtonte karrierën e tij, Roma do të ishte ekipi perfekt për ta bërë këtë gjë. /Telegrafi/