Eden Hazard ka vetëm fjalë të mira për Romën pas barazimit 3-3 në ndeshjen më t bukur të mbrëmjes.
Giallorossët dominuan për shumë perioda në ndeshje, por e panë vetën duke humbur 2-0.
Aleksandar Kolarov e shënoi golin e parë , ndërsa Edin Dzeko i kaloi në epërsi romakët me dy golat e tij. Vulën ndeshjes ia dha Hazard që në fund e barazoi rezultatin në 3-3.
“Ishte një ndeshje e mirë për tu luajtur dhe është një rezultat i mirë për të dy ekipet”.
“Duhet të kishim fituar, pasi ishim para pas pjesës së parë”.
“Shënuan gola t bukur, Dzeko është sulmues fantastik. Morëm një pikë dhe qëndrojmë të parët, tani duhet të shkojmë atje dhe të fitojmë”.
Barazimi pa gola i Atletico Madridit si mysafir i Qarabag, i ka gëzuar të dy skuadrat.
“Jemi ende të parët, duhet të shkojmë në Romë dhe të fitojmë edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Hazard. /Telegrafi/