Site icon Telegrafi

Hazard qëndron në vilën e tij luksoze, derisa Ancelotti i bën thirrje Real Madridit që mos e shesë belgun

Karriera e Eden Hazardit te Real Madridi është ende në dyshime, me belgun që nuk ka arritur ende ta dëshmojë vetën.

Lojtari kaloi te Los Blancos nga Chelsea para dy vitesh, mirëpo forma e tij ka vazhduar duke rënë me atë që e kishte te The Blues.

The Athletic raporton se Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridi të mos e shesë Hazardin përkundër formës së tij të dobët.

Belgu ka luajtur vetëm në 21 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e kaluar për madrilenët, gjersa ka vuajtur nga shumë lëndime.

Hazard thuhet se ende nuk e ka shitur villën e tij që kushton 15 milionë euro në Spanjë, duke sinjalizuar se nuk e mendon largimin.

Lojtari 30-vjeçar në vilën e tij posedon gjashtë dhoma të gjumit, dhjetë banjo, e cila është dizajnuar nga arkitekti spanjoll, Joaquin Torres.

Hazard e kishte blerë vilën nga ylli i popit në Spanjë, Alejandro Sanz, derisa aty jeton me gruan Natacha dhe djemtë, Yannis, Leo dhe Samy. /Telegrafi/

Exit mobile version