Telegrafi

Hazard po rikthehet në formë, dhuron magji me dy supergola dhe një pasim magjik në stërvitje të Real Madridit

Ylli belg, Eden Hazard ishte në gjendje shumë të mirë gjatë seancës stërvitore të Real Madridit të enjten.

Hazard u transferua në verën e fundit nga Chelsea te Reali për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.

Megjithatë, sulmuesi belg nuk arriti të tregojë gjithë vlerat e tij shkaku i lëndimeve të shpeshta, të cilat e lanë jashtë fushave.

Lexo po ashtu Hazard zbulon lojtarin që e bindi të transferohet te Chelsea

Por, Hazard tani po duket mirë, në formë dhe i rikuperuar plotësisht pas këtij pushimi të detyruara rreth tre muajsh shkaku i krizës së coronavirusit.

Anësori belg shënoi dy gola mbresëlënës, ndërsa ai ishte gati të krijojë një gol për Ferland Mendy, i cili qoi dëm pasimin magjik të Hazardit.

Zinedine Zidane pa dyshim që do të jetë i kënaqur të shohë përparimin që Hazard ka bërë që nga kryerja e operacionit të këmbës. /Telegrafi/