Telegrafi

Hazard përmbledh në mënyrë të përkryer ndjenjën se si është të luash me Kanten

N’Golo Kante vazhdon të mahnitë të gjithë me paraqitjet e mira te Chelsea.

Pas një sezoni të mirë te Leicester City, francezi është në rrugë të mirë që të marrë edhe kupën e dytë radhazi kampionale, por këtë herë me Blutë dhe gjitha kjo fal paraqitjeve të mira nga ai në mesfushë.

Lexo po ashtu Lampard përpilon formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier (Foto)

Pas fitores 1-2 ndaj West Hamit, Eden Hazard, është pyetur se si është të luash së bashku me Kanten në një ekip dhe përgjigjja e belgut ishte e fantastike.

“Është diçka sikurse kur luan së bashku me binjakun tënd”, ka thënë Hazard.

Kante njihet për vendosjen e mirë në fushë, përshtat mirë me të gjithë dhe nuk ndalet kurrë së vrapuari. /Telegrafi/