Telegrafi

Hazard për kalimin te Reali: Dua ta fitoj Ligën e Evropës me Chelsean, pastaj do ta shohim

Eden Hazard (Foto by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Futbollisti Eden hazard tha se dëshiron ta ndihmojë ekipin londinez ta fitojë Ligën e Evropës para se të fillon të mendoj për Real Madridin.

Trajneri i ri madrilenëve, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se do të ndryshojë gjërat në ekip dhe do të sjell disa lojtarë të ri gjatë verës.

Disa muaj më parë, reprezentuesi belg kishte pohuar se do t’i përmbushej ëndrra nëse do t’i bashkohej Los Blancos.

Eden Hazard (Foto by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Mediat britanike njoftuan këtë javë se Chelsea hodhi poshtë ofertën e parë zyrtare të Realit për Hazardin.

“Aktualisht nuk jam duke punuar për atë. Unë dua të luaj për Chelsean dhe do të përpiqemi të fitojmë Ligën e Evropës. Pas kësaj do të shohim”, ka thënë mesfushori me tipare sulmuese.

Ndryshe, lojtari do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me The Blues sezonin e ardhshëm gjersa aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës. /Telegrafi/