Eden Hazard ka folur fjalë të mëdha pas vendosjes së emrit të tij në librin e rekordeve të Chelseat.
Ylli belg është bërë lojtari i dhjetë në histori të Chelseat që arrin shifrën e mbi 100 golave, pasi me dy golat e fundit ndaj Watfordit tani ka 101 gola në total me fanellën Blu.
Kjo arritje ka bërë që Hazard t’i rrit apetitet dhe tani ka synime të bëhet legjendë e klubit nga Stamford Bridge, njësoj sikurse Franck Lampard, John Terry e Didier Drogba.
“Golat do të thonë shumë, veçanërisht për shkak të fitimit të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Hazard për Sky Sports.
The tenth player to score 100 goals for Chelsea 💯
👏 @hazardeden10 👏 pic.twitter.com/gTlZ5VHnC1
— B/R Football (@brfootball) December 26, 2018
“Po, 101 gola me këtë klub të mahnitshëm është diçka që kurrë nuk do ta harroj”.
“Tani mendoj se, tifozët, lojtarët dhe ne duam të bëjmë edhe më shumë”.
🎯Target: Join the legends 🔵 pic.twitter.com/m0tgXhZN3Y
— B/R Football (@brfootball) December 26, 2018
“Dua të shënoj më shumë gola për klubin, dhe të bëhem një legjendë, si [Frank] Lampard, [John] Terry, [Didier] Drogba”.
“Mundohem të bëj më të mirën time, por kur fitojmë ne, kënaqem edhe më shumë”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/