Site icon Telegrafi

Hazard i pafat, tani i duhet t’i nënshtrohet operimit

Eden Hazard vazhdon të jetë i pafat që nga transferimi te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Sulmuesi belg iu bashkua me shumë bujë madrilenëve, por që ai ka qëndruar më shumë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

31-vjeçari tani do të mbetet edhe për një kohë jashtë fushave, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni.

Ka qenë vet faqja zyrtare e Real Madridit që ka njoftuar se Hazard gjatë ditëve në vijim do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme.

Hazard i kushtoi 115 milionë euro Real Madridit, por që nga viti 2019 ai ka humbur mbi 60 ndeshje shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version