Telegrafi

Hazard nuk shkon te City, thotë Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se Eden Hazard nuk do të kalojë te City.

Hazard ka qenë prej lojtarëve më të mirë këtë sezon në Ligën Premier dhe ende nuk ka renovuar me Chelsean.

Belgu pritet të shkëlqejë edhe ndaj Cityt të shtunën mbrëma në Stamford Bridge, me Blutë që tashmë janë 10 pikë prapa Cityt.

“Ajo (transferimi i Hazard), kurrë nuk do të ndodhë. Jo”.

“Ai është shumë i rrezikshëm për mbrojtjen tonë. Unë pajtohem me të gjithë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe ju mediat e dini më mirë se zunë. Është larg, larg një prej lojtarëve më të mirë në botë”, u shpreh Guardiola.

Guardiola pritet ta shohë nga afër edhe Jorginhon, një lojtar që ka dashur ta transferojë nga Napoli.

Por, Pep u shpreh shumë i kënaqur me lojën e Fernandinhos, i cili u spekulua për largim në vend të Jorginhos gjatë verës. /Telegrafi/