Telegrafi

Hazard nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se kush është më i mirë mes tij dhe Salah

Eden Hazard më në fund i ka dhënë fund debatit se kush është lojtarë më i mirë mes vetes dhe Mohamed Salah.

Hazard dhe Salah janë dy prej lojtarëve më të mirë që kanë luajtur në elitën e futbollit anglez dekadën e kaluar.

Ish-lojtari i Chelseat ka fituar dy tituj në Angli ndërsa po ashtu ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Evropës.

Reprezentuesi egjiptian në anën tjetër po ashtu ka fituar trofe me Liverpoolin, me një trofe të Ligës Premier dhe një të Ligës së Kampionëve në emrin e tij.

Që të dy lojtarët janë lavdëruar për aftësitë e tyre ndërsa Hazard së fundmi u pyet se kush ishte më i mirë.

“Mo Salah, me një diferencë të madhe. Ai ishe i mirë tashmë, ju e dini, por aq i mirë? Ne luajtëm kur ai ishte ende tek Baseli, kështu që kemi luajtur në Ligën e Kampionëve një vit më herët dhe ishim, ‘Wow’”.

“Dhe pastaj ne e transferuam atë. Ne u desh ta transferonim këtë djalosh sepse ai është shumë i mirë dhe pastaj e dini, në futboll ju keni ulje ngritje dhe pastaj ajo që bëri tek Liverpooli ishte ‘Wow’”, përfundoi Hazard./Telegrafi/