Telegrafi

Hazard në histori të Chelseat, bëhet lojtari i dhjetë që arrin shifrën e 100 golave

Festa te goli i parë i Eden Hazardit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard ka koleksionuar një rekord historik me fanellën e klubit londinez, Chelseat.

Chelsea ka fituar më vështirësi në udhëtimin e së mërkurës mbrëma te Watfordi me rezultat 2-1.

Të dy golat për klubin londinez u shënuan nga ylli belg, Hazard, i cili tundi rrjetën një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.

Lexo po ashtu Chelsea i kthehet fitores, triumfon me vështirësi ndaj Watfordit

Këto gola nuk ishin thjeshtë të fitores për Chelsean, por edhe historik për vet sulmuesin belg.

Kjo pasi Eden Hazard ka hyrë në historinë e Chelseat duke arritur shifrën e 100 e më shumë golave me klubin londinez.

Hazard ka arritur shifrën e 101 golave dhe është bërë vetëm lojtari i dhjetë në histori të Chelseat që e bënë këtë.

Lojtari me më shumë gola në histori të Bluve është legjenda Franck Lampard me 211 gola të shënuar, ndërsa pas tij vjen Bobby Tambling me 202 sosh.

Nga lojtarët e epokës moderne në listë është edhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili mban pozitën e katërt me 164 gola. /Telegrafi/