Eden Hazard njihet tashmë si një adhurues i madh i hamburgerëve dhe tashmë ka realizuar edhe një reklamë.
Ylli belg është ftuar nga kompania ndërkombëtare ‘McDonalds’ që të jetë fytyra e tyre për kampanjën për Euro 2020.
Firma do të përdor imazhin e Hazard për të reklamuar hamburgerët e tyre gjatë zhvillimit të Euro 2020 në 12 vendet e ndryshme.
Hazard është fotografuar së bashku me një gamë të re burgerësh në McDonalds, të cilat janë dizajnuar me skuadrën kombëtare të Djajve të Kuq përpara turneut.
Ata shkruajnë në faqen e tyre të internetit: “Tifoz i Djajve të Kuq gjithashtu? Ole, atëherë ne jemi tifozë mes njëri-tjetrit!”.
“Dhe për t’ju dhënë edhe më shumë energji për të brohoritur, do të gjeni ekskluzive Red Devils Burgers në restorantin tuaj të preferuar McDonald’s”, thuhet mes tjerash në kampanjën e tyre. /Telegrafi/