Telegrafi

Hazard: Morata po aq i mirë sa Costa

Ylli i Chelseat, belgu Eden Hazard ka hapur mënyrën se si është zhvilluar marrëdhëniet e tij e mirë me Alvaro Moratan, të cilin e cilëson po aq të mira sa paraardhësin e tij, Diego Costa.

Morata arriti në Stamford Bridge këtë verë nga Real Madridi si një zëvendësues për bashkëkombësin e tij Diego Costa.

Shumë njerëz të sportit dolën kundër këtij zëvendësimi, duke e cilësuar Moratan jo ideal për ta zëvendësuar Costan, por kështu nuk mendon edhe Hazard.

Gjatë një interviste për gazetën javore të Chelseat, ylli belg ka theksuar se Morata është në të njëjtin nivel me paraardhësin e tij.

Hazard dhe Costa kishin një marrëdhënie të mirë shoqërore te Chelsea

“Ai është një sulmues i madh. Kur lojtarët e mirë luajnë së bashku, ata nuk kanë nevojë për të trajnuar dy vjet”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Kur jemi në fushë, ne mund të shohim lëvizjet që ai bën dhe aftësia e tij teknike është e mirë kështu, ashtu sikurse edhe me Diegon”.

“Unë përpiqem të kem një lidhje të mirë me sulmuesin tim sepse në pozicionin tim, është mirë që ky lojtar të jetë si një njeri që e ki objektiv për të bashkëvepruar”.

“Kështu që kam nevojë për një lidhje të mirë me të”, ka përfunduar ylli belg. /Telegrafi/