Telegrafi

Hazard mohon zërat: Nuk kam nënshkruar kontratë të re

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka hedhur poshtë pretendimet për pajtimin e tij me klubit në lidhje me kushtet për një kontratë të re.

Hazard ka një marrëveshje valide me Blutë e cila zgjat deri në vitin 2020.

Megjithatë, pati raporte në Itali këtë javë rreth vendosjes së tij për një zgjatje të kontratës.

Por, ylli belg ka mohuar një gjë të tillë gjatë një interviste për mediumin italian Gazzetta dello Sport.

Hazard ka thënë se është i lumtur te Chelsea (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Thashethemet rreth zgjatjes së kontratës sime me Chelsea, cila është e vërteta?”

“Unë nuk kam nënshkruar ndonjë kontratë, dhe nuk ka asgjë të re”, ka thënë Hazard.

Hazard, 27 vjeç, ka insistuar se është i lumtur te Chelsea nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Ndryshe, belgu para disa ditësh u zgjodh në formacionin e vitit nga FIFA. /Telegrafi/