Telegrafi

Hazard merr në pronësi numrin shtatë te Reali

Eden Hazard më në fund do ta pranojë numrin shtatë në fanellë te Real Madridi, pas kalimit 100 milionësh nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Gjiganti spanjoll ka publikuar numrat që do t’i bartin lojtarët për sezonin e ri, derisa anësori belg ka pranuar numrin shtatë në fanellë, që ishte bartur nga dy legjenda si, Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo.

Të mërkurën e kësaj jave, 29-vjeçari shënoi golin e parë në fanellën e Los Blancos kundër Red Bull Salzburgut.

https://twitter.com/XavsFutbol/status/1159152675109425152

Real Madridi e transferoi Hazardin nga skuadra londineze për shumën e 100 milionë eurove, por ndeshjet parasezonale nuk filluan mirë për të.

Tifozët e madrilenëve shpresojnë që goli ndaj skuadrës austriake të jetë një fillim i mbarë për belgun, që cilësohet si lojtari kryesor i spanjollëve.

Numrin shtatë në fanellë e mbante Mariano Diaz që pritet të largohet në këtë afat kalimtar, për t’u vënë kështu në pronësi të Hazardit. /Telegrafi/