Telegrafi

Hazard: Merituam fitoren, dominuam ndeshjen

Eden Hazard e ka cilësuar si fitore me meritë këtë të sotmen 4-0 ndaj Manchester United.

Reprezentuesi belg ka folur pas ndeshjes, ku është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij, por edhe të shokëve të skuadrës.

“Ne merituam të fitojmë, kemi dominuar lojën në kohën më të madhe të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Hazard pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Chelsea 4-0 Man United, notat e lojtarëve (Foto)

“Unë bëra mirë, i tërë ekipi luajti mirë sot”.

“Në futboll gjëja më e rëndësishme janë tre pikët. Ne kemi shumë besim tani”, përfundoi anësori i sulmit të Chelseat. /Telegrafi/