Telegrafi

Hazard i lumtur me golat e Higuainit

Higuain - Hazard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ishte i kënaqur që Gonzalo Higuain arriti të shënojë në ndeshjen ndaj Huddersfield.

Chelsea arriti t’i kthehet fitores në kampionat pas dy humbjeve radhazi, pasi mposhti Huddersfieldin me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje dyshja e sulmit, Hazard-Higuain, arritën ta tundin rrjetën nga dy herë.

Lexo po ashtu Higuain gjen golin e parë me fanellën e Chelseat, shënon ndaj Huddersfieldit

Për Higuain ishte goli i parë i parë me fanellën e Bluve dhe kjo e ka bërë të lumtur edhe bashkëlojtarin e tij Hazard.

Higuain dhe Hazard duke festuar njërin nga golat e shënuar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ne përpiqemi të punojmë me njëri-tjetrin, Higuain është një lojtar i ri, por ai e di se çfarë kërkon menaxheri”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Ai është një sulmues i madh dhe ai mund të shënojë shumë gola”.

Lexo po ashtu Chelsea i kthehet fitores, mposht thellë Huddersfieldin - Higuain shkëlqen me dy gola

“Anglia është ndryshe nga Italia dhe Spanja, por ai ka këtë aftësi: nëse [Olivier] Giroud apo unë luajmë si sulmues, ne gjithmonë përpiqemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”.

“Gjithmonë them kur humbim një ndeshje, ne duhet të fitojmë ndeshjen e radhës dhe këtë e kemi bërë mirë sot”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/