Telegrafi

Hazard: Lufta për titull nuk ka përfunduar

Eden Hazard (Chelsea)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se lufta për titull nuk ka përfunduar.

Blutë janë mposhtur nga Tottenhami së fundmi dhe kanë pesë pikë avantazh në tabelë para rivalëve të tjerë.

“Ne e dimë se kampionati është i vështirë, kurrë nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë”.

“Tani që jemi në krye të kampionatit, ka edhe ekipe tjera të forta që duan të afrohen shpejt”.

“Ne duhet që të jemi gati për çdo gjë, ne jemi në një pozitë dhe e dimë se çka duhet të ndodhë”, deklaroi Hazard. /Telegrafi/