Telegrafi

Hazard, lojtar i muajit në Ligën Premier

Eden Hazard është lojtari më i mirë i muajit tetor në Ligën Premier.

Belgu po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit të ri Antonio Conte.

Belgu ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist gjatë muajit të kaluar, duke e ngritur skuadrën nga “Stamford Bridge” në vendin e katërt në Ligën Premier me vetëm një pikë më pak se vendi i parë.

Hazard ka fituar 27,262 vota në sondazhin e Sky Sports, me Theo Walcottin e Arsenalit që përfundoi në vendin e 2-të me 14,737 vota.

Joe Allen, Dele Alli dhe Charlie Austin ishin në listën e shkurtër.

Chelsea me ritmet e fundit mund të shndërrohet në një skuadër për titull. /Telegrafi/