Eden Hazard do të informojë së shpejti Chelsean për planet e tij të ardhshme.
Belgu zbuloi më parë këtë javë se do të merr një vendim nëse ai do të nënshkruaj ofertën e re të kontratës së Chelseat që thuhet se ka vlerë prej 300 mijë funtesh në javë.
Real Madridi është i interesuar për sulmuesin 28-vjeçar dhe Hazard thotë se do të njihen të gjithë së shpejti me vendimin e tij.
“Unë e di se çfarë do të bëj. Unë kam vendosur”, ka thënë fillimisht Hazard për RMC Sport.
“Tani për tani, e vetmja gjë për të menduar është të luaj mirë për Chelsean”.
“Kam një vit e gjysmë në kontratën time aktuale, të gjithë e dinë.
“Vendimi im do të bëhet i ditur së shpejti, por nuk është diçka që ndikon në mendjen time”.
“Unë mendoj për këtë, por pa menduar për këtë. Kur jam në fushë, dua vetëm të luaj. Do të shohim se çfarë do të më ndodhë pas”.
“Nuk e di, do të shohim. Do të pres për momentin e duhur”, përfundoi belgu kur u pyet se e ardhmja e tij do të jetë në Londër apo Madrid. /Telegrafi/