Telegrafi

Hazard: Jam mirë te Chelsea, por gjithçka mund të ndodh

Eden Hazard (Getty Images)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka thënë se ai do të largohet nga Stamford Bridge vetëm sipas kushteve të tij, por momentalisht ndihet i lumtur këtu ku është.

Hazard është një objektiv primar për Real Madridin gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi mbretëror thuhet se janë gati të ofrojnë 113 milionë euro plus shërbimet e Gareth Bale, por Hazard ka thënë se do të largohet vetëm kur te sheh vet të arsyeshme.

Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

“Për momentin unë jam këtu. Ka ende gara për të fituar. Pas Kupës së Botës, kam ende edhe dy vite e gjysmë kontratë”, ka thënë fillimisht Hazard për Telefoot.

Hazard është në çdo afat kalimtar i përfolur (Getty Images)

“Jam shumë mirë këtu, luaj çdo lojë, tifozët më duan, familja ime është mirë këtu”.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por asgjë nuk ka ndodhur”.

Lexo po ashtu Hazard nuk përjashton mundësinë e transferimit te Reali

“Real Madrid? Ka shumë vite që ata janë të interesuar. Kur nuk është Parisi, është Reali, ose e kundërta”.

“Unë jam mirë këtu ku jam. Nëse duhet të ndryshoj, unë do të ndryshojë. Por, për momentin unë jam këtu, jam i përmbushur”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/