Mesfushori belg, Eden Hazard, kishte qenë i dehur kur shënoi het-trikun e tij të famshëm në ndeshjen e fundit për Lille – ka bërë të ditur ish-kapiteni i tij, Rio Mavuba.
Futbollisti që tash luan te Chelsea, në maj të vitit 2012 ishte lojtari i ndeshjes në fitoren prej 4-1 kundër Nancyt në Stade Metropole, ku shënoi het-trik për gjysmë orë.
Ndërsa tash Mavuba ka treguar se një natë më parë ai kishte pirë, duke qenë se ishte i vetëdijshëm që po e zhvillonte takimin e fundit me klubin francez.
“Ishim të vendosur ta zinim vendin e tretë dhe një ditë më pas po luanim ndaj Nancyt. Ishte ndeshja e fundit e Hazardit me Lille dhe ai deshi të organizonte diçka”.
“Vendosëm të dilnim për të pirë. Dolëm për pak, por u bë shumë. Mëngjesin e të nesërmes, Eden ishte akoma i dehur”.
“Atë mbrëmje ndaj Nancyt, për më pak se 30 minuta, Eden kishte shënuar het-trik. Ai as që kishte fjetur, kishte pirë gjithë natën dhe realizoi het trik për 30 minuta”.
“Të gjithë e shikuam njëri-tjetrin dhe e dinim se ky djalosh do të bëhej i madh”, ka deklaruar Mavuba. /Telegrafi/